
Xhamia e “Plumbit” brenda pak ditësh do të jetë gati për besimtarët dhe vizitorët. Punimet janë drejt përfundimit ku aktualisht po punohet për sistemimin e zonës përreth, gjithashtu po bëhet e mundur edhe lidhja e energjisë elektrike. Sipas firmës që po punon, ditën e enjte me date 8 maj në orën 14:00 do të bëhet edhe inagurimi i objektit të kultit.
Të nisura rreth tre vite më parë, punimet për restaurimin e xhamisë së “Plumbit” u ndërpren disa herë për shkak edhe të përmbytjeve që përfshinë Shkodrën në atë periudhë.
Projekti që po realizohet nga bashkëpunimi me qeverinë turke synon të rikthejë vlerat historike të këtij monumenti, ndersa pritet që të kthehet edhe në një atraksion për të gjithë turistët që do të vizitojnë Shkodrën gjatë sezonit veror.