“Shqipëri dhe Hungari, dje sot dhe nesër”. Nën këtë moto u inagurua vendosja e monumentit në kujtim të revolucionit hungarez anti-komunist të vitit 1956.

Në këtë ceremoni mori pjesë edhe ambasadori i Hungarisë në Shqipëri Antal Heizer. Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi tha se historia e revolucionit hungarez anti-komunist jo vetëm lidh ngusht dy shtetet por na shërben edhe në ditët e sotme. Monumenti i vendosur në Shkodër përkujton 25 mijë hungarezët e vdekur në revolucionin anti-komunist si dhe 250 mijë qytetarët që lanë Hungarinë për shkak të dhunës shtetërore dhe vrasjeve në 1956-ën në Budapest dhe qytetet e tjera.