Të gjitha gratë e dhunuara të qarkut Shkodër tashmë do të kenë se ku të drejtohen edhe nëse strukturat shtetërore nuk përgjigjen.

Një bashkëpunim mes shoqatës “Gruaja tek Gruaja”, bashkisë Shkodër dhe agjencisë austriake për zhvillim ka mundësuar hapjen e qendrës emergjente për gratë e dhunuara.

KRYEBASHKIAKJA ADEMI: QENDRA EMERGJENTE NJË ARRITJE

Në inagurim mori pjesë edhe kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi.

Kjo qendër emergjence për gratë e dhunuara është e para në të gjithë veriun e Shqipërisë ku gratë dhe vajzat mund të qëndrojnë për 48 orë derisa gjykata të japë urdhrin e menjëhershëm të mbrojtjes dhe derisa të gjehet një qendër rezidenciale për strehimin e tyre të mëtejshëm.

Artikulli paraprakMYFTIU I SHKODRËS URON FESTEN E KURBAN BAJRAMIT
Artikulli tjetërLUGUÇESME, BANORËT KËRKOJNË VËMENDJEN E BASHKISË SHKODËR