Këtë të shtunë është bërë inagurimi i Qendrës Kulturore nga shoqata “Istanbul” në afërsi të medresesë se djemve “Haxhi Sheh Shamia”.

Të pranishëm në inagurimin e këtij institucioni kulturor ishin një numër i madh përfaqësuesish nga bashkia e Iskadarit të Turqisë, e cila bëri të mundur këtë projekt. Nuk munguan edhe deputetët e Partisë Demokratike të qarkut dhe kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi.

Kryetari i bashkisë së Yskydarit, Hilmi Turkmen, shprehi mirënjohjen për bashkëpunimin dhe bëri me dije se kjo qendër do të jetë një vatër e dijes për të rinjtë shkodranë dhe jo vetëm. Në fjalën e saj, kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, vlerësoi kontributin e dhënë për ngritjen e kësaj qendre kulturore.

I pranishëm në këtë inagurim ishte edhe imam i njohur turk, Osman Nuri Topbash, i cili shprehi mirënjohje për shqiptarët dhe vllazërinë mes shekujsh mes shqiptarëve dhe turqve. Në fund, imamit Osman Nuri Topbash iu dorëzuar edhe titulli qytetar nderi i Shkodrës. Ndërkohë, kjo qendër kulturore fillimisht do të shërbej si një vatër fetare, ndërsa në vazhdim do të shtrihet në fusha të tjera të kulturës.