
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, në partneritet me Ambasadan e Zvicrës dhe Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, ka inauguruar Qendren Operacionale të përmirësuara të Mbrojtjes Civile në Shkoder.
Ky projekt, i njohur si “Forcimi i Qëndrueshmërisë në Shqipëri – Faza II”, ka si qëllim të përmirësojë infrastrukturën dhe pajisjet për stafin e vijës së parë të mbrojtjes civile, duke u siguruar atyre uniforma profesionale dhe mjete moderne.
Qendra Operacionale qe do të jete ne pese bashkitë e qarkut do të shërbejnë si pika kyçe koordinimi para, gjatë dhe pas emergjencave, duke mundësuar një reagim më efikas dhe të shpejtë ndaj situatave të krizës.
Gjatë ceremonisë së inaugurimit, zëvendes ambasadori I Zvicër në vendin tone Arnold Fillip theksoi se kjo Qender Operacionale eshte thelbësore për forcimin e qëndrueshmërisë ndaj katastrofave natyrore.
Ky investim i rëndësishëm shënon një hap të madh përpara në përballimin e sfidave klimatike dhe forcimin e sigurisë për qytetarët e qarkut Shkodër.






