Është inauguruar përfundimi i punimeve te shkollës “Xheladin Fishta” një investim i Ministrisë së Arsimit, Dar dhe Bashkisë Shkodër.Te pranishëm ishin qindra nxënës dhe mësues të stafit pedagogjik por nuk mungonin edhe drejtuesit me të lartë të arsimit në Shkodër. Inspektori i drejtorisë arsimore Entri Caku se shkolla tashmë ka një pamje të re dhe të denje për emrin që mban.

Kryebashkiakja Voltana Ademi shprehet se përveç kësaj shkolle edhe 6 objekte te tjera ku Bashkia Shkodër do të ndërhyjë me një fond prej 20 milion e 300 mije leke te reja. Shkolla “Xheladin Fishta” me një numër prej 350 nxënësish ka tashme një pamje të re kjo falë një bashkëpunimi institucional mes Bashkisë Shkodër, Ministrisë së Arsimit dhe Drejtorisë Arsimore Rajonale. Ndërhyrja ka prekur sistemin elektrik, atë hidraulik, ngrohjen qendrorë dhe kompletimin e të gjitha klasave me dyer dhe pllaka. Investimi ka kapur shifrën e 150 milion lekeve të vjetra.

Artikulli paraprakRËNIA E KONSUMIT, QYTETARËT TË NDARË NË MENDIME
Artikulli tjetërIKMT PRISH 4 OBJEKTE NË AFËRSI TË STADIUMIT TË SHKODRËS