Në fshatin Beltojë është inauguruar shtatorja e Dom Mikel Gjergji (Beltoja), mështari i fundit i pushkatuar nga regjimi komunist në vitin 1974. Për arqipeshkvin e Shkodrës, Imzot Giovanni Peragine, figura e Dom Mikelit me dëshminë e tij është një pasuri e madhe historike dhe kombëtare. ‘Vendimin për tu bërë mështar e mori pasi pa me sytë e tij pushkatimin e shumë mështarëve, ndërsa e përballoi hapur diktakturën komuniste duke denoncuar krimet e regjimit’ – theksoi imzot Peragine.
Një mik i tij, Luigj Arra, tregon si e ka njohur Dom Mikelin.

Dom Mikel Gjergji shërbeu në Dajç të Bregut të Bunës, në Stajkë dhe më pas në Beltojë, si famullitar dhe mështar.

Artikulli paraprakRAMA: ZJARRVËNIA E NJEJTË ME VRASJEN
Artikulli tjetër40-VJEÇARI I DEHUR NË TIMON, ARRESTOHET NGA POLICIA