Incident elektoral, 28 vjeçari në Urën Vajgujore gris fletpalosjet e një partie

Regjistrohet një tjetër incident elektoral. Një 28 vjeçar në Urën Vajgujore është arrestuar nga policia pasi është përfshirë në një konflikt verbal me katër shtetase që shpërndanin fletpalosje për një subjekt politik. Denononcimi në polici është bërë nga këto të fundit ndërsa në pranga ka rënë A.K. “Më datë 21.06.2017, në Komisariatin e Policisë “Ura Vajgurore”, janë paraqitur 4 shtetase dhe kanë bërë kallëzim për shtetasin A.K 28 vjeç, banues në Urë Vajgurore. Në bazë të kallëzimit dhe të pretendimeve të 4 shtetaseve, dyshohet se shtetasi A.K u ka grisur fletëpalosjet të cilat kanë qenë duke i shpërndarë si dhe ka debatuar me njërën prej tyre konkretisht me shtetasen K.A, 22 vjeçe, banuese në Urë Vajgurore”. Menjëherë pas kallëzimit të marrë, shtetasi A.K është shoqëruar nga Policia në ambjentet e Komisariatit të Policisë Ura Vajgurore. Materialet për këtë ngjarje do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, në ngarkim të shtetasit A.K, për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesmarrësve në zgjedhje”.

Artikulli paraprakKANDIDATET E PS TAKIM ME BANORET TEK STACIONI I TRENIT
Artikulli tjetërU HODH NGA KATI I 5-TË, POLICIA: VIKTIMA ISHTE I SËMURË