Mbledhja e kryesisë së PD në Shkodër për analizën e zgjedhjeve venore të 21 qershorit 2015 ka nisur me një incident që nuk është mbyllur me një fund të lumtur.

Anëtar të PD të njësisë administrative Guri Zi, ish-komunë që tashmë është pjesë e bashkisë Shkodër kanë kërkuar në fillim të kësaj mbledhje që të marrin fjalën por nuk janë lejuar nga kryetari i PD Ramiz Çobaj duke qenë se nuk janë anëtar të kryesisë, gjë e cila ka bërë që të largohen të revoltuar.Kreu i PD u justifikua duke thënë se ishte një debat për vendet ndërsa bëri edhe një batutë.Në fund të analizës, nënkryetari i PD Edi Paloka tha se janë evidentuar problematikat dhe se do studiohen për zgjedhjet e ardhshme.Paloka ripërsëriti se nuk do ketë prerje kokash në degët e PD por kushdo që punoi kundër PD do mbajë përgjegjësi.Ende nuk ka një projekt për ndarjen e degës së PD Shkodër me atë të Vau Dejës por në të ardhmen edhe mund të bëhet.Për mungesën e zakonshme të deputetes Jozefina Topalli në kryesinë e PD-së të Shkodrës, Paloka tha se nuk ka dijeni se pse nuk vjen.Kjo është analiza e dytë që bëri PD-ja e Shkodrës teksa e para ishte me 23 shtator dhe tashmë gradualisht demokratët do nisin përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.