Një incident është regjistruar sot në një shkollë në Shkodër, ku ka pasur rrjedhje gazi. Ngjarja ndodhi në shkollën 9-vjeçare ‘Ndre Mjeda’.

Mësohet se gjatë ndërrimit të bombolës që përdorej për ngrohje në një klasë, ka pasur rrjedhje gazi. Situata në fjalë ka shkaktuar panik tek nxënësit por dhe mësuesit, të cilët kanë dalë nga godina të tronditur.

Fatmirësisht nga incidenti nuk pati persona të lënduar. Kujtojmë se pak ditë më parë një episod i ngjashëm u regjistrua në një shkollë private në Tiranë, që çoi në helmimin e 6 nxënësve.