Seanca parlamentare u ndërpre pas tensioneve të krijuara na sallë, mes deputetëve të opozitës dhe ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Opozita ka deklaruar herë pas herë përfshirjen e ministrit në aferra korruptive, dhe në seancë ata nuk e kanë lejuar të flasë, çka e detyroi drejtuesen e seancës Valentina Leskaj të ndërpresë punimet për 5 minuta pushim.