Tashmë ndeshje mes Partizanit dhe Tiranës ka filluar, por se para se të nisë derbi, janë shënuar incidente.

Raportohet se përpara ndeshjes, një grup tifozësh nuk janë lejuar që të hyjnë në stadium.

Për pasojë, ata janë irrituar me këtë vendim. Grupi i tifozëve mësohet se është larguar duke sharë e duke fyer, duke krijuar kësisoj edhe incidente.

Disa prej pjesëtarëve të grupit kanë hedhur flakadanë te gomat e një auto-veture.

Duke nisur nga ora 18:00, ka filluar në “Elbasan Arena” ndeshja mes Partizanit dhe Tiranës. Përballja mes ekipeve gjithmonë ka qenë një event, për shkak të ekipeve rivale historike, duke bërë që përballja të marrë edhe emërtimin “Derbi i kryeqytetit”.