
Ndeshja mes Vllaznisë dhe Teutës, e mbyllur me fitoren 0-2 të skuadrës durrsake, është shoqëruar me një incident jashtë stadiumit “Loro Boriçi”. Pak pas përfundimit të takimit, situata është tensionuar në momentin kur autobusi që transportonte tifozët e Teutës po largohej nga Shkodra. Sipas informacioneve paraprake, autobusi i tifozëve durrsakë është qëlluar me gurë, duke shkaktuar dëmtime në disa prej xhamave të tij. Ngjarja ka ndodhur pas përfundimit të ndeshjes në Unazën Perëndimore të qytetit, ndërsa ende nuk dihen me saktësi rrethanat e plota të incidentit dhe personat përgjegjës për këtë veprim. Pasojat e incidentit konstatohen edhe nga pamjet filmike nga autobusi i tifozëve të Teutës.
Ndërkohë, në vazhdim priten të tjera detaje në lidhje me ngjarjen dhe nëse do të ketë persona të shoqëruar apo proceduar nga autoritetet. Në fushën e lojës, Teuta arriti një fitore të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Vllazninë me rezultatin 0-2. Të dy golat për skuadrën durrsake u shënuan nga Umejiego, ndërsa kuqeblutë vazhdojnë të mbeten pa fitore në kampionat.


