Incidentet në stadium, Partizani 4 ndeshje pa tifozë, Skënderbeu 3

Pas incidenteve të shënuara në “Elbasan Arena” në takimin Partizani-Skënderbeu, Komisioni i Disiplinës ka marrë vendim sot për të dënuar të dyja klubet. Partizani është dënuar me 4 ndeshje pa tifozë, ndërsa Skënderbeu me 3 sfida pa praninë e spektatorëve. Ndërkohë që të dyja klubet do të zhdëmtojnë dëmet që kanë bërë të dyja tifozëritë në “Elbasan Arena”. Mbledhja e Komisionit të Disiplinës ka përfunduar pak çaste më parë dhe ka vendosur masat drastike ndaj dy ekipeve. Pritet që nga momenti në moment, FSHF të publikojë edhe vendimet e plota të Disiplinës në faqen e saj në internet. –