Incidenti me Gjanën, Mezini: M’u turrën se guxova të flas

Sekretarja për Organizatat Partnere në PD dhe njëkohësisht anëtare e Kryesisë, Valbona Mezini ka reaguar për herë të parë pas incidentit dje në mbledhjen e Kryesisë me Jemin Gjanën. Statusi i Valbona Mezinit Duke ju falenderuar per te gjitha mesazhet tuaja dhe interesin qe treguat ne kohe reale dhe me pas, per te ndare me mua momentet e veshtira ne nje nga mbledhjet me te mira te kryesise qe Partia Demokratike ka zhvilluar ndonjehere, ju shpreh mirenjohjen secilit prej jush. Interesi juaj ishte shume I madh, per te mesuar te verteten dhe une e cmoj kete interes jo per Valbonen, por per merakun e madh qe ju deshmuat se I gjendeni prane Partise Demokratike ne keto dite te veshtira ku me shume se kurre ajo ka nevoje te ringrihet permes se vertetes, asaj te vertete qe do ti sherbeje asaj dhe strukturave per tu ndare njehere e pergjithemone nga disfata dhe asfiksimi I mendimit te lire. Po zgjedh te flas me gjuhen e thjeshte per t’iu drejtuar qytetareve demokrate dhe jo vetem, gjithe qytetareve shqiptare qe duan nje Shqiperi ku mbizoteron mentaliteti gjitheperfshires per te bere pune te mira dhe meritokracia e jo pazari per suksesin. Nje Shqiperi ku nuk eshte turp te mendosh ndryshe, dhe qe duhet te rendesh apo vraposh per te mesuar te verteten e per ta thene ate publikisht. Mungesa e njohjes se te vertetes dhe aq me keq fshehja qellimisht e saj kultivon totalitarizmin dhe diktaturen, per te mos thene se sjell moden e retrospektivave ku strukturat politike ishin prone e familjeve mafioze. Nese nuk je njeri prej nesh, je njeri prej tyre dhe hiqesh qafe. Kete nuk do te doja ta lejoja me cdo cmim kudo ku me jepet mundesia te perfaqesoj interesin publik, edhe ne shtepine tone Partine Demokratike. Kam moralin te artikuloj nevojen imediate qe ka demokratizimi I mendimit ne partine time, ne partine tone. Kete moral do ta kem derisa te kem fryme. Ky eshte morali qe duhet te na ndaje nga gabimet tona, nga verberia dhe servilizmi per te rendur pas kryetareve qe t’iu heqim qimen nga xhaketa. Brezi I ri ka ekzigjencen te mendoje per me mire. Ka instiktin te mendoje per me larg. Lereni rinine te mendoje dhe flase, qofte edhe gabim, ate le ta gjykoje koha. Ne pikerisht se heshtem jemi ne kete humbje, madje ngaqe heshtem vuajten 50 vjet diktaturen. Une jam pasardhese e nje prej patrioteve te Vlores te pushkatuar pa gjyq pikerisht sepse foli dhe tha se ylli nuk eshte I flamurit kombetar. Sot me turren se guxova te mendoj dhe flas. Historia perseritet por une nuk dua ta lejoj qe kjo te mndodhe ne partine tone. Ringritja vjen permes besimit dhe besimi duhet mbjelle per t’ukorrur dhe kete ne PD duhet ta bejne te gjithe bashke te vjeter, e te rinj. Perndryshe ky diell nuk do te ngrohe me dhe ky vend do te jete streha e batakcinjve.