Incidenti në Bulqizë, procedim penal inxhinierit kinez

Policia e Bulqizës nisi procedimin penal në gjendje të lirë ndaj një inxhinieri kinez të minierës ku ndodhi shpërthimi i pak ditëve më parë. Gjithashtu, policia dhe prokuroria kanë bllokuar dokumentacioni e kompanisë kineze “Wenzhou”, e kontraktuar nga “Albchrome”. Mbi kompanine kineze do të rëndojnë akuzat për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”. Nga shpërthimi i gazit më datë 4 shkurt mbetën të plagosur tre punëtorë kinezë, që u trajtuan në spitalin e këtij qyteti dhe janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa kanë mbetur të bllokuar në nivelin 21 të kësaj miniere edhe 3 punëtorë të tjerë, edhe ata kinezë. Gjetja e tyre nga ekipet e shpëtimit nuk është bërë ende e mundur, pasi hyrja në këtë nivel të minierës është pamundur për shkak të pranisë së gazit helmues dhe shembjeve të vazhdueshme. Aktualisht po punohet me grupet e shpëtimit të RISHMIT, të cilat po ventilojne zonën për nxjerrjen e gazit helmues dhe pastrimin e ajrit.

Artikulli paraprakTRANSFEROHET NGA PUNA,INFERMIERJA E QSUT-SË TENTON VETËVRASJEN ME MORFINË
Artikulli tjetërATENTATI NDAJ ÇAPJAVE, ADN-JA ZBULOI VRASËSIN