
Një ditë pas ngjarjes së papreçedent ku mësuesja u qëllua me karrige nga nxënësi, mësimi në Gjimnazin “Hydajet Lezha” në qytetin e Lezhës vijoj normalisht.Pavarësisht incidentit, nxënës dhe mësues ju drejtuan këtë të enjte shkollës si çdo ditë tjeter.Askush nuk flet para kameres për ngjarjen, duke e konsideruar si diçka të momentit që nuk ndikojë aspak në vijimësinë e përformancës së mirë të kësaj shkolle me mjaft emer ndër vite.
As Drejtoria Rajonale e Arsimit Paraunversitar në Lezhë nuk ka dalë me një qëndrim zyrtar në lidhje me ngjarjen, duke mos ju përgjigjur interesit të medias.Ndërkohë incidenti brenda ambjenteve të shkollës ka shtuar sigurinë në gjimnazin “Hydajet Lezha”.Këtë të enjtë është parë prezence e shtuar e policisë në hyrje të shkollës, të cilat qëndronin gjatë gjithë kohës.
Mësuesja e matematikës Majlinda Palushi u godit me karrige nga një nxënës 16-vjeçar, pas një debati mes tyre.Ngjarja ndodhi brenda ambjenteve të shkollës rrreth orës 10 e 30 minuta të së mërkures, ndërsa mësuesja mori një frakture në krah dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Lezhës.Ndërkohë nxënësi i vitit të dytë u arrestua nga policia dhe do të përballet me akuzen e “Goditje për shkak të detyres” dhe “Plagosje e rëndë me dashje”


