Incidenti në stadiumin “Qemal Stafa” në ndeshjen Legas – Kukës është raportuar nga mediat polake si dhe nga ato ndërkombëtare. “Skandal në Tiranë.. Ndërpritet ndeshja, pas sulmit me gurë ndaj Duda-s: është titulli i shkrimit të medias polake “Sportoëefakty.pl”. Më tej citohet se lojari polak u sulmua me gurë nga tifozët e Kukësit e më pas është shoqëruar nga mjekeët për shkak të goditjes së marrë.

Ndërsa “Sport.se.pl” thekson se ëshët e sigurtë fitorja në tavolinë e Legias 0-3, madje shtojnë se Kukësi me shumë mundësi do të përjashtohet dhe nuk do ta luajë as ndeshjen e kthimit në Poloni. Ajo qe I ka rënë në sy medjave polake, janë banderolat në stadium. “Loja është fundi i jetës suaj. Unë nuk jam sllav, unë jam shqiptar”, është njëri nga mbishkrimet në banderola, të cituara në këtë media. “The Guardian” në shkrimin e saj nuk e cilëson se nga cilët tifozë ëshët goditur futbollisti madje përmend edhe precedentë të mëparshëm të tifozëve të Legias, ku thotë se edhe në sezonin e kaluar të Champions League, ka pasur tensione në ndeshjen që polakët zhvilluan ndaj Celtic.