Një incident është shënuar jashtë KZAZ-së nr 2 në Shkodër, ku po numëroheshin kutitë e fundit.

Kreu i listës së kandidatëve për deputet dhe njëherazi ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati është fyer nga një person në momentin kur ka dalë nga ambientet e numërimit të votave Kjo situatë ka sjellë edhe reagimin e mbështetësve të PS, ndërsa ka qenë ndërhyrja e policisë që ka shmangur përshkallëzimin e këtij incident, duke shoqeruar nje person ne komsiariatin e policise.

Ndresa ne versionin zyrtar te policise se shkodres thuhet se konflikti ka ndodhur si pasoje e ferkimit te automjeteve dhe nuk ka lidhje me procesin zgjedhor.

Ne komunikaten e policise shperndare ne media thuhet se rreth orës 11:30 në vendin e quajtur kryqëzimi i Zdrales, ka ndodhur një përplasje e lehtë ndërmjet dy automjeteve që drejtoheshin nga shtetasit Q. H., 61 vjeç banues në Dobraç, Shkodër dhe G.Ç., 60 vjeç banues ne Perash, Shkodër. Këta shtetas kanë filluar të konfliktohen me njëri – tjetrin, ku menjëherë kanë ndërhyrë shërbimet e Policisë së Shkodrës të cilët kanë bërë shoqërimin e këtyre shtetasve për sqarimin e situatës.