Të paktën tetë persona humbën jetën pasi një makinë shpërtheu në New Delhi. Policia njodton se ngjarja ndodhi në portat e stacionit të metrosë në Fortesën e Kuqe, një ish-pallat Mughal dhe një atraksion i madh turistik. Media lokale tha se të paktën 11 persona u lënduan dhe se Mumbai ishte në gatishmëri të lartë pas shpërthimit.

“Dëgjuam një zhurmë të fortë, dritaret na u drodhën”, tha një banor, i cili nuk dha emër, për NDTV.

Sanjay Tyagi, një zëdhënës i policisë së Delhit, tha se ata ende po hetonin shkakun, ndërsa shërbimi zjarrfikës tha se të paktën gjashtë automjete dhe tre motoçikleta ishin përfshirë nga flakët.

Artikulli paraprakLIGJI PËR BARAZINË GJINORE/ AMBASADORJA E FRANCËS: MOSDISKRIMINIMI KUNDREJT ÇDO NJERIU, VLERA THEMELORE TË BE
Artikulli tjetërMELONI: DIKUR KONSIDEROHESHIM “DELE E ZEZË”, SOT PO I TREGOJMË RRUGËN EVROPËS