Një ish oficer policie, Abrip Asep , ishte në detyrë në 2004 kur një cunami me magnitudë 9.1 shpërtheu në Sumatra, Indonezi, duke rezultuar në një cunami me valë të larta.

230 mijë njerëz vdiqën, gjysmë milioni u plagosën dhe pesë milion u zhvendosën.

Asep u raportua i zhdukur dhe familjarët ishin të sigurt për vdekjen e tij.

Sipas raporteve të medieve lokale dhe ndërkombëtare, ai tani është gjetur.

Pas cunamit, ai raportoi çrregullime të rënda mendore, për këtë arsye ai ka kaluar 17 vitet e fundit të jetës së tij në një spital psikiatrik në provincën Aceh.

Siç raportohet nga Daily Mail , zbulimi ndodhi rastësisht, falë fotove të postuara në rrjetet sociale.

“Nuk mund ta besoja. Nuk kishim ndonjë lajm për 17 vjet. Ne menduam se ai kishte vdekur, nuk e dinim se ai ishte ende gjallë,” – tha një nga të afërmit.

“Familja e tij është shumë mirënjohëse që e gjeti gjallë. Nuk është e qartë pse familjes së tij nuk iu tha që ai ishte në spitalin psikiatrik,” – tha një zëdhënës i Policisë Rajonale Aceh.