Sektori i prodhimit shënoi rënie të fortë për sektorin e industrisë dhe rritje të qëndrueshme për ndërtimin në tremujorin e parë 2025. Treguesit e shitjeve në industri ranë me 10 për qind duke reflektuar dobësitë në eksporte të sektorin dhe falimentin në këtë sektor.

Industria, shitjet rënie vjetore 11 % në 3-mujorin e parë
Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 10,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie 2,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 4,8 %. Fondi i pagave shënoi rritje 2,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Energji elektrike, shitjet rënie 2%

Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 2,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie 6,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 6,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 3,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Furnizimi me ujë dhe trajtimi i mbetjeve, rënie 1%

Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 0,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie 1,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 0,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, teksa Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 4,3 %.

Ndërtimi, shitjet dhe prodhimi rriten mbi 7%

Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 7,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 7,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Indeksi i numrit të të punësuarve në ndërtim shënoi rritje 3,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 16,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Artikulli paraprakKUSHTET E IRANIT PËR NEGOCIATA ME SHBA, REAGON PRESIDENTI I IZRAELIT
Artikulli tjetërBEGAJ: SHQIPËRIA E SHQETËSUAR PËR TENSIONET IZRAEL–IRAN, SYNOJMË MBYLLJEN E NEGOCIATAVE ME BE BRENDA 2027