Tonelata të tëra me mbetje inerte dhe urbane depozitohen çdo ditë në zonat periferike të qytetit.

Një situatë e cila vazhdon të përsëritet nga viti në vit, e rrjedhimisht grumbujt e mbetjeve sa vijnë e shtohen. Më problematikë paraqet hedhjave e vazhdueshme e mbetjeve në shtratin e Lumit Kir, ku rritja e nivelit të ujërave ka marrë me vete inerte, të cilat gjatë stinës së dimrit rrezikojnë të bllokojnë rrjedhën e lumit, cka mund të sjellë përmbytje në zonat përreth. Jashtë kamerave banorët shprehen se arsyeja e krijimit të këtij grumbulli me inerte, është mungesa e pikave të posaçme për depozitime. Zona e Tepes nuk është e vetmja që ka një problem të tillë. E njëjtë është situata përgjatë gjithë argjinaturës së Lumit Kir dhe në afërsi të ish repartit ushtarak, megjithatë askush nga drejtuesit e pushtetit lokal nuk është angazhuar për ti dhënë zgjidhje këtij problemi në qytetin e Shkodrës.

Artikulli paraprakSOT SEANCA – GJYKATA KUSHTETUESE PEZULLON LIGJIN E VETTINGUT
Artikulli tjetërANALIZOHEN PLANET VENDORE QË JANË NË HARTIM