Prej 2 shtatorit të këtij viti kanë nisur regjistrimet në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” për maturantët që duan të kryejnë studimet e larta në këtë universitet. Emiliano Pjetri shef departamentit të infiermerisë tha se kuotat janë plotësuar në masën 70% ndërkohë që jemi vetëm në fazën e tretë.

Ndonëse në rang kombëtar numri i studentëve këtë vit ka rënë ndjeshëm me 21 mijë më pak se sa një vit më parë sërish kjo gjë nuk ka ndikuar tek të rinjtë që zgjedhin të ndjekin studimet në degët e infermierisë thekson Pjetri.

Shqetësues është fakti se pavarësisht se numri i studentëve të cilët përfundojnë studimet për Infiermeri është i lartë pjesa më e madhe e tyre sapo diplomohen largohen nga Shqipëria për të punuar në Gjermani.