
Kisha 900 vjeçare “Shën Gjinit” në Gruemirë është e rrethuar nga mbeturinat dhe mungesa e infrastrukturës
Rrënojat e kësaj kishe, monument kulture, frekuentohet gjatë kësaj periudhe nga një numër i lartë besimtarësh katolik, kohë e cila përkon me të martat e shenjta të “Shna Ndout”
Iniciativat për pastrimin e kësaj zone si dhe vendosjen e sinjalistikes kanë qënë kryesisht private
Ndërsa ndotja e e kësaj zone vijon prej shumë vitesh, mbeturinat urbane dhe inerte shtrihen në një hapësirë të gjërë, e shkojnë deri në rrugën kryesore që lidh fshatin Rashkullaj me fshatin Hysaj
Depozitimi i mbetjeve është bërë shpesh herë edhe shakaktar i përmbytjeve të tokave bujqesore pasi pikërisht në këtë zonë kalon edhe përroi i Banushit






