Dhjetra banorë të një blloku pallatesh në afërsi të ish fushës së druve në lagjen “Mark Lula” të Shkodrës jetojnë çdo ditë me problematikat e infrastrukturës.

Lulishtja në këtë zonë është në gjendje jo të mirë, e shoqëruar gjithashtu edhe me rrugicat përreth pallateve krejt të amortizuara. Kjo gjendje vazhdon prej vitesh dhe në mungesë të një parku lojërash, fëmijët e kësaj zone e kanë kthyer atë në një fushë futbolli. Banorët e zonës shprehen të indinjuar me këtë situatë.

Vetë banorët kanë investuar për rregullimin e infrastrukturës, me aq sa kanë patur mundësi. Janë lyer stolat, riparuar muret anësore e më gjerë. Banorët kërkojnë nga politika të vërë dorë në këtë zonë pasi jeta e tyre është kthyer pothuajse e pamundur. Pellgjet me ujë nëpër rrugica kanë mbuluar të gjithë hapësirën, duke penguar lëvizjen e automjeteve dhe të këmbësorëve.