Rreth 1000 banorë të lagjes Kapedani që ndodhet pranë qendrës së bashkisë Vau Dejës vuajnë mungesën totale të infrastrukturës rrugore.

Janë vetëm 800 metër aks rrugor që përshkojnë këtë lagje, që është njëkohësisht më e madhja në qytet, por askush nuk ka ndërhyrë gjatë dy dekadave të fundit. Sipas banorëve, nxënësit e shkollave janë ata që e kanë më të vështirë lëvizjen gjatë ditëve me shi. Neglizhenca totale bie në sy në çdo cep të zonës. Kanalizimet e ujërave të zeza mungojë, ndërsa banorë të shumtë ankohen edhe për faturat aforfe të energjisë elektrike. Njëkohësisht, kabina elektrike që furnizon lagjen është e ekspozuar dhe krijon rrezikshmëri të vazhdueshme. Kjo lagje ka një distancë prej vetëm 200 metrash nga qendra e qytetit, por as kjo nuk ka mjaftuar që ndër vite të ketë ndërhyrje. Situata është e njëjtë gjatë gjithë vitit. Në dimër janë gropat me ujë që vështirësojnë lëvizjen, ndërsa gjatë verës pluhuri mbulon të gjithë zonën.