MEHJA HEDH POSHTË PRETENDIMET E SHOQATËS PËR GJUETI TË PALIGJSHME. Moratoriumi për gjuetinë e paligjshme po zbatohet me përpikmëri. Ndryshe nga shoqata e gjuetarëve e cila ka ankesa dhe pretendime për mos zbatimin e këtij memorandiumi, inspektorët e policisë pyjore mohojnë të ketë gjueti të paligjshme sidomos në pikat që gjithmonë janë njohur si më problematiket. Inspektori Qemal Mehja thotë se vazhdon të zbatohet sezoni kundër gjuetisë së jashtëligjshme. Inspektori i policisë pyjore tregon se në këtë periudhë janë shtuar kontrollet për ndalimin e gjuetisë së paligjshme me qëllim zbatimin e moratoriumit.

Pak ditë më parë shoqata e gjuetarëve “Jakup Bajri” në qytetin e Shkodrës zhvilloi një mbledhje për të diskutuar mbi problematikat teksa u tha se vazhdon gjuetia e paligjshme. Kjo përballje deklaratash mes shoqatës dhe inspektoriatit vijon prej kohësh pa arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët.