Në ditën e përkujtimit të shenjtërimit të Nënë Terezës , besimtarë dhe banorë të Shkodrës u mblodhën pranë bustit të Nënë Terezës në qëndër të qytetit në përkujtim të misionares së humanizmit, paqes dhe dashurisë.
Nënë Tereza ka lindur në vitin 1910 në Shkup, si Anjeza Gonxhe Bojaxhiu. Në moshën 18-vjeçare ajo i është bashkuar manastirit irlandez, ku mori emrin Motra Mari Tereza. Muaj më vonë, ajo u nis për në Indi, në Kolkata, qytetin e njohur më pas si Kalkuta, në janar të vitit 1929. Ajo ka dhënë mësim për vajzat në Shkollën e Shën Marisë. Atje, ajo mori profesionin e saj përfundimtar dhe u bë Nënë Tereza. Sipas rrëfimeve, gati 20 vjet më vonë, gjatë një udhëtimit me tren në Indi, ajo ndjeu një thirrje nga Jezusi për t’u kujdesur për të varfrit, shkruan në biografinë e saj. Ajo themeloi Misionarët e Bamirësisë për t’u shërbyer të gjithë të varfërve, gjë që e bëri deri në fund të jetës së saj.

Artikulli paraprakTENORI ME FAMË BOTËRORE SAIMIR PIRGU KONCERT NË SHIROKË
Artikulli tjetër“TË HËNËN FËMIJËT ROM DHE EGJIPTIAN NË SHKOLLË”