Zgjoheni, kapni telefonin, hapni Instagramin dhe filloni të navigoni.

Kjo është një rutinë shumë e njohur për shumë prej nesh. Por si ndikon aplikacioni në shëndetin tonë mendor?

Informatori i Facebook, Frances Haugen, paralajmëroi se Instagrami është”më i rrezikshëm se format e tjera të medieve sociale”, pasi u zbulua se hulumtimi i vetë kompanisë tregoi se Instagrami mund të ishte i dëmshëm.

Ndërsa politikanët vazhdojnë të shqyrtojnë mediet sociale, BBC foli me pesë persona për përvojat e tyre në Instagram.

Ndërtimi i komunitetit

Dani ka një lidhje dashurie-urrejtjeje me Instagramin. 29-vjeçarja nga Uellsi i Jugut, siguron jetesën nga platforma dhe ka ndërtuar një komunitet për njerëzit trans në internet.

Instagrami, bekim apo mallkim?

Por ajo është abuzuar për mënyrën se si duket.

“Instagrami është bekimi dhe mallkimi më i madh i jetës sime”, thotë Dani për BBC.

Imazh trupi

Hannah shpenzon gjashtë deri në 10 orë në ditë në rrjetet sociale, në të cilat ajo ka pasur akses që kur ishte adoleshente.

Instagrami, bekim apo mallkim?

24-vjeçarja, e cila studion në Universitetin e Perëndimit të Skocisë në Ayr, ka një llogari në të gjitha platformat kryesore; Facebook, Instagram, Twitter, Snapchat dhe TikTok.

“Unë kam këtë zakon vërtet të keq, gjëja e parëqë bëj në mëngjes është të kontrolloj të gjitha njoftimet e mia,” shpjegon ajo.

“Është gjëja e fundit që kontrolloj para se të fle. E gjithë dita ime sillet rreth rrjeteve të mia sociale.”

“Unë jam padyshim e varur nga TikTok. E di që në thelb po humbas kohë… ka raste kur përpiqem ta kufizoj.”

Mjedis toksik

Në shkollën Hornsey për vajza në Londrën Veriore, Scarlett dhe Anisa thonë se janë të vetëdijshme për rreziqet e medieve sociale.

Scarlett është 15 vjeç dhe përdor të gjitha platformat përveç Facebook-ut, për të cilin ajo nuk mendon se është për njerëzit e moshës së saj.

Instagrami, bekim apo mallkim?

“Unë ndjek YouTubers që krijojnë përmbajtje rreth modës, si Emma Chamberlain, të cilën e dua,” thotë ajo.

“Por kur shoh dikë me një standard shumë të lartë bukurie, është vërtet e vështirë sepse duke e parë këtë më bën të mendoj se duhet të dukem edhe unë kështu. Më ka bërë të ndihem e pasigurt.

Pa rrjete sociale

Jo të gjithë në shkollë kanë në Instagram. Lea, e cila është 15 vjeç, nuk i lejohet të hapë ende një llogari në rrjete sociale.

Instagrami, bekim apo mallkim?

“Kjo është për shkak të gjitha gjërave negative që ka atje, kështu që unë i besoj vendimit të mamasë sime,” thotë ajo.

“Do të doja shumë të kisha rrjete sociale, sepse të gjithë miqtë e mi kanë dhe unë ndonjëherë ndihem jashtë loje, por e di edhe anën e keqe të saj. Kam dëgjuar shumë histori për miqtë e mi që marrin foto të papërshtatshme dhe video të tmerrshme, gjëra që njerëzit e moshës sonë nuk duhet t’i shikojnë.”

Në shtator, Meta – që atëherë ende quhej Facebook – ndërpreu planet për të krijuar një “eksperiencë në Instagram” për fëmijët nën 13 vjeç, të quajtur “Instagram Kids”.

Kompania tha se do të duhej kohë për të dëgjuar “prindërit, ekspertët, politikëbërësit dhe rregullatorët”, tha kreu i Instagramit Adam Mosseri.

Artikulli paraprakPRESIDENTI MERR DOZEN E TRETË TË VAKSINËS ANTI-COVID
Artikulli tjetërA E DINI PSE JU DEL GJUMI GJATË NATËS? JA SI TA NDALONI