Aplikacioni që është nën pronësi të Facebookut, Instagram, e ka përforcuar softuerin e kamerës së tij me filtra të ndryshëm për detektim fytyrash, duke shtuar edhe një veçori të ngjashme me median tjetër sociale rivale, Snapchat.

Përdoruesit e Instagramit tani do të jenë në gjendje të zgjedhin nga një varg filtrash përfshi veshë të koalës që lëvizin sikurse edhe ekuacione matematikore që vërtiten për të krijuar efekte qesharake, raporton Reuters. Veçori tjera të reja janë edhe lëvizja prapa e videove të cilat përdoruesi i incizon me kamerën e Instagramit sikurse video të zakonshme, veçori kjo që ka qenë qysh nga fillimi në Snapchat.

Facebook ka punuar së fundmi në softuerin e kamerës së Instagramit për të shtuar veçori sikurse të Snapchatit duke iu bërë konkurrent direkt këtij aplikacioni, ndërsa i kishte prezantuar më parë edhe mesazhet që fshihet vetë. Rrjeti më i madh social në botë tashmë ka të inkuadruara veçori tjera si të Snapchatit, siç janë “Stories”, që u mundëson përdoruesve të ngarkojnë fotografi dhe video të cilat fshihen pas 24 orësh.

Instagram tha se në muajin prill, mbi 200 milionë persona në ditë e kanë përdorur veçorinë “Stories”. Ndërkaq Snap, në raportin e tij të parë të të hyrave që kur është listuar si kompani, pati thënë se ka 166 milionë përdorues aktivë ditorë që nga 31 marsi i këtij viti.

Artikulli paraprakBE GJOBIT “FACEBOOK” ME 110 MILIONË EURO PËR SHKAK TË “WHATSAPP-it”
Artikulli tjetërLSDM NUK HUMB KOHË, DORËZOHET BRENDA 10 DITËSH PROGRAMI QEVERITAR