Në kuadër të aktiviteteve të organizuara në ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, përfaqësuesi I UNICEF në Shqipëri, Roberto De Bernardi ka zhvilluar një vizitë në Shkodër. Përmes kësaj vizite u bë edhe hapja e fushatës me instalacionin me silueta të fëmijëve që prezantojnë histori reale të abuzimeve dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve në vendin tonë.

Roberto de Bernardi, përfaqësuesi I UNICEF shprehet se situata e krijuar me abuzimet e fëmijëve paraqitet shumë shqetësuese.

Kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi deklaroi se rastet e abuzimit të fëmijëve janë më të shumta në numër se ato çfarë raportojnë institucionet në mbrojtje të fëmijëve në Shkodër.

#TëBesoj është një instalacion publik nga UNICEF Shqipëri, i cili pasqyron siluetat e disa fëmijëve të abuzuar seksualisht, ku secila prej tyre tregon një histori të vërtetë të ndodhur në Shqipëri. Pas çdo siluete, fshihet historia e një fëmijë të vërtetë, një personi të vërtetë, i cili ende vuan pasojat e abuzimeve që ka përjetuar.