Bashkia Shkodër po vijon investimet në disa shkolla të qytetit, duke u fokusuar në përmirësimin e kushteve të mësimit dhe sigurisë për nxënësit. Një nga projektet është instalimi i kaldajave për ngrohje në shkollën “Branko Kadija”.

Drejtoresha e shkollës, Surila Mlloja, theksoi se deri më tani, nxënësit janë ngrohur me gaz, çka ka qenë një shqetësim për të gjithë komunitetin shkollor. Ajo e cilësoi këtë investim si të domosdoshëm për krijimin e një ambienti më të sigurtë dhe të përshtatshëm për nxënësit. Përveç investimit ne kaldaje Mlloja tha qe eshte premtuar dhe investimi ne oborrin e shkolles.

Ky investim I Bashkise Shkodër synon të sigurojë kushte më të mira për mijëra nxënës në Shkodër, duke garantuar një ambient më komod dhe të sigurtë për zhvillimin e procesit mësimor.

Artikulli paraprakARRESTOHET 28-VJEÇARI, I DEHUR NË TIMON PËRPLAS NJË AUTOMJET TJETËR
Artikulli tjetërMYFTINIA AKTIVITET NË PRAG TË RAMAZANIT