Në Spitalin Rajonal të Shkodrës është instaluar Skaneri i ri 64-slice CT, i pajisur me teknologjinë e avancuar të Angio-Skanerit.

Ky skaner ofron imazhe me rezolucion të lartë, kohë më të shpejtë ekzaminimi dhe mundësi për diagnostikimin e avancuar të patologjive neurologjike, kardiovaskulare, pulmonare, abdominale dhe të rasteve urgjente.

Një investim që përforcon kapacitetet diagnostikuese të Spitalit Rajonal Shkodër dhe përmirëson aksesin e qytetarëve në shërbime moderne shëndetësore, pranë vendbanimit të tyre.

Artikulli paraprak“PO NA BËNI TË ËNDËRROJMË KTHIMIN NË SHQIPËRI”/ RAMA PUBLIKON MESAZHIN E EMIGRANTIT NGA ITALIA: MOS E ÇONI NDËR MEND DORËHEQJEN
Artikulli tjetërKURBIN, KULTIVONIN KANABIS, ARRESTOHEN 2 SHTETAS