Më pak energji është prodhuar në gjysmën e parë të vitit por konsumi nga qytetarët ka qenë edhe më i lartë. Mungesa e reshjeve në gjysmën e dytë të vitit bëri që Shqipëria të prodhojë më pak energji eletrike. Të dhënat nga Instituti i Statistikave bëjnë të ditur se hidrocentralet, panelet diellore dhe ato eolike prodhuan rreth 1.75 milionë megavat-orë energji, nga 1.84 milionë në të njëjtën periudhë në 2024. Si rrjedhojë hidrocentralet publike kanë prodhuar 14 për qind më pak nga na tjetër privatët e koncensionarët rreth 15 për qind më pak. Ndërsa është dyfishuar energjia e prodhuar nga burimet e rinovueshme, kryesisht fotovoltaikët duke arritur në 288 mwh.(grafik 2)

Ndalur tek konsumi vendas ndikuar edhe nga zhvillimi i turizmit ky tregues u rrit me 3,3 për qind. Familjarët konsumuan rreth 10 për qind më shumë energji duke arritur në 779 mijë e 792 mwh. Ndërkohë, jofamiljarët përfshirë këtu bizneset dhe industrinë shënuan një rënie me 3 për qind. (grafik 3) Rritja e konsumit shtoi importet të cilat arritën në 725 Gwh. Ndërsa eksportet ranë me 4.1%.

Përmirësimi i humbjeve në rrjet vijoi përgjatë gjithë gjysmës së parë të vitit. Rreth 17.3% e energjisë rezultoi e humbur nga 18,0 % që ishte në tremujorin e dytë të vitit 2024.

PRODHIMI I ENERGJISË ELEKTRIKE

Tr.2 2024 1.84 mln Mwh

Tr.2 2025 1.75 mln Mwh

BURIMET E PRODHIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE (MwH)
2024 2025

Hidrocentrale 1.716.100 1.468.498

Publike 821.173 703.959

Prodhues privatë 894.927 764.538

Fotovoltaikët 125 288

2024 2025

Familjarë 707.923 779.792

Jo Familjarë 767.416 744.730

Artikulli paraprakSHIRAT E RRËMBYESHËM NË TAJLANDË, NJË I VDEKUR DHE NJË I ZHDUKUR
Artikulli tjetërZELENSKY EMËRON ISH-ZËVENDËSKRYEMINISTREN AMBASADORE NË SHBA