Ekonomia shqiptare ka performuar mirë në tremujorin e tretë të 2017. Në një dalje për mediat, drejtoresha e INSTAT tha se krahasuar me tremujorin e dytë të këtij viti ka shënuar një rritje me 0.88%. Produkti i Brendshëm Bruto për tremujorin e tretë 2017 vlerësohet në rritje me 3.55% kundrejt 3 mujorit të tretë 2016.

Kontributin kryesor në rritjen ekonomike e ka ndërtimi, tregti-hotel-restorant dhe transporti, administrata publike arsimi dhe shëndetësia, aktivitet financiare dhe të sigurimit, bujqësia pyjet dhe peshkimi, aktivitet profesionale dhe shërbimet administrative. Nga ana tjetër industria, energjia dhe uji kanë dhënë kontribut negativ në rritjen ekonomike, Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, bujqësia ka shënuar rritje, ndërsa industria uji dhe energjia kanë shënuar rënie.