STATISTIKAT TREGOJNË SE TIRANA DHE VLORË, SHPEJTUAN PARA MORATORIUMIT .Sipas Buletinit Statistikor të INSTAT, gjatë periudhës Korrik-Shator 2014 u dhanë në total 122 leje ndërtimi, sipërfaqja e të cilave është 584.814 metra katror.

Numri gjithsej i lejeve të ndërtimit të miratuara në tremujorin e tretë 2014 u rrit me 34 leje krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në tremujorin tretë 2014 u miratuan 83 leje ndërtimi më shumë se në tremujorin e dytë 2014.Këto leje ndër timi u dhanë përpara se Këshilli Kombëtar i Territorit, KKT, të miratonte në muajin Gush një moratorium pas futjes në fuqi të reformës së re të ndarjes administrative.Sipas vendimit asnjë njësi vendore nuk do të ketë më të drejtë të japë leje ndërtimi, pavarësisht planeve të miratuara urbanistike, përveç rasteve kur bëhet fjalë për ndërtime për industri prodhuese apo për ndërtim rrugësh.“Ky është një vendim qe do te merrej edhe pa ndarjen e re administrative ne kushtet kur eksperienca e tregon që interesi i fazës së fundit të mandatit ka sjellë plagë shumë të mëdha. Kemi raste flagrante të lejeve të dhëna para e gjate fushatës nga autoritete vendore te papërgjegjshme,” tha Kryeministri Rama gjatë mbledhjes të KKT-së të mbajtur në muajin Gusht.“Mjafton të shohim vijën e bregdetit e të bëjmë përputhje të shëmtive që shohim, për të kuptuar se pjesa më e madhe e shëmtimit ka ardhur si rezultat i dorëlëshimit të periudhës para e gjatë zgjedhjeve,” shtoi ai.Vendimi i KKT-së është kundërshtuar nga opozita dhe nga grupet e interesit. Partia Demokratike e ka cilësuar vendimin si jo kushtetues dhe i ka bërë thirrje krerëve vendorë mos ta respektojë atë.Vendimi është kundërshtuar gjithashtu dhe nga Konfindustria, e cila në një deklaratë në muajin nëntor nënvizoi se “pafuqia institucionale për të kontrolluar shkeljet e ligjit me lejet e ndërtimit nga njësite vendore nuk mund të zgjidhet me ndalimin e plotë të një aktiviteti shumë te rëndësishëm ekonomik për vendin.”Sipas INSTAT lejet e miratuara për ndërtesa rezidente, ku përfshihen ndërtesat për banim, zënë 80,3 % të numrit total të lejeve, dhe ato për ndërtesat jo rezidente,ku përfshihen ndërtesat për hotele,tregtare, industriale dhe të tjera, zënë 19,7 %.Gjatë këtij tremujori, numri i lejeve të ndërtimit të miratuara për ndërtesa të reja është përqendruar në qarqet Vlorë me 35,2 %,Tiranë me 31,1 %, Fier dhe Shkodër me nga 12,3 % secila. 

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/fMFj7HYbXTM” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakARRSH, BËN PUBLIKE SITUATËN E RRUGËVE
Artikulli tjetërZHBLLOKOHET RRUGA E DUKAGJINIT