Në intervistën e dhënë për gazetën gjermane ‘Bild’ Kryeministri Rama është shprehur se krerë të vendeve të Bashkimit Evropian kanë bllokuar procesin e negociatave për arsye populizmi.

Rama është shprehur se cinizmi politik i disa krerëve të vendeve të BE është kërcënim për rajonin tonë po aq sa COVID-19.

“Mos ishte mosgatishmëria e qeverive të caktuara për të zgjedhur një kurs që do të ishte jopopullor për disa votues? Një përgjigje e vërtetë për këtë pyetje është jetike pasi cinizmi politik përbën po aq kërcënim për rajonin tonë sa pandemia e COVID-19.

Partia ime arriti të kalonte në zgjedhjet e fundit parlamentare në Shqipëri, me gjithë vonesat në procesin e integrimit. Ne jemi legjitimuar nga shumica e popullsisë sonë për të filluar negociatat. Vendi ynë mbetet i ndarë politikisht”, ka thënë Rama.

Artikulli paraprakGJYKATA KUSHTETUESE RRËZON VENDIMIN E QEVERISË PËR SHKARKIMIN E KREUT TË BASHKISË SË VAUT TË DEJËS, ZEF HILA
Artikulli tjetërBËRDICË, “TË PASTROHEN KANALET KULLUESE”