Eurodeputeti Knut Flenckestein shprehet se Shqipëria ka bërë progres për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, ndërsa mirëpret vendimin final. “Ne duam të hapin negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë këtë vit.

Shqipëria ka bërë progres, po ashtu edhe Maqedonia dhe ne nuk duhet të impresionohemi nga nacionalistët në Selanik, Shkup apo Bruksel” u shpreh raportuesi për Shqipërinë në PE. Reagimi i Knut Flenckestein vjen pas prezantimit të strategjisë së BE për vendet e Ballkanit Perëndimor. Shefja e politikës së jashtme të BE, por edhe zyrtarë të tjerë në dy ditët e fundit kanë vlerësuar avancimin e Shqipërisë, por duke vendosur theksin te Reforma në Drejtësi.