Kryeministri Edi Rama ndodhet ne Berlin ku ka zhvilluar nje konferencë të përbashkët me kancelaren Angela Merkel.

Merkel: Shqipëria është bërë një partner i rëndësishëm që para kthesës politike 26 vjet më parë, është bërë një aleate e fortë në NATO me të cilën ne ndihemi të lidhur ngushtë edhe në mënyrë bilaterale. Ne konstatojmë sot se Shqipëria është shndërruar në mënyrë rrënjësore vitet e e fundit, ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në fushën e reformave dhe i ndërmerr më tej ato. KE i ndjek në mënyrë të vazhdueshme zhvillimet në Shqipëri dhe në raportin e fundit e ka vlerësuar këtë zhvillim.Dua ta uroj përzemërisht kryeministrin Rama për këtë zhvillim. Gjermania është përpjekur ta mbështesë Shqipërinë në zhvillimin e tanishëm duke dërguar përfaqësues në misionin Euralius, gjë që ka kontribuar që reforma në drejtësi të mund të vihet në funksionim dhe të kthehet në të drejtë. Është e rëndësishme që kjo rrugë e nisur të vazhdojë. KE ka përmendur 5 prioritete dhe këtu bën pjesë zbatimi i qëndrueshëm i kësaj reforme dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Këto janë hapa të përhershme që duhen kryer.Duke pasur parasysh dhe zgjedhjet që ka, Shqipëria do të vihet në kontakt dhe me OSBE. Unë besoj që këtu janë arritur gjëra të rëndësishme dhe ai që i shikon zhvillimet në Shqipëri e di se kërkohet shumë forcë dhe shumë guxim për ta ndjekur këtë rrugë. Ne do të flasim dhe më hollësisht sesi mund të ndihmojë Gjermania dhe më tej.

Rama: Reforma në drejtësi, është vetëm detyrë e kryer në letër, tani është koha për ta implementuar. Shqipëria mirëkupton dhe mbështet kushtin e KE që shoqëron rekomandimin pozitiv për çeljen e negociatave . Procesi i hapjes se negociatave të jetë një proces sa më i ndershëm dhe i parashikueshëm. Nuk kërkojmë asgjë të pamerituar nuk kemi hyrë në këtë rrugë se na e kanë imponuar