
Qendra e Informimit të Bashkimit Evropian në qytetin e Shkodrës prezantoi gjatë së martës Manualin për Qytetarët në qendër të të cilit është informimi publik mbi ecurinë e integrimit të Shqipërisë në strukturat e BE-së.
Sipas koordinatorit të grupit, ky prjekt synon informimin dhe përfshirjen e shoqërisë civile në diskutime. Shkodra ishte qyteti i parë i prezantimit të këtij manuali, ku u diskutuan dy pika të tij. Ky botim ofron informacion rreth specifikave të negociatave mbi legjislacionin e Bashkimit Evropian. Autorët e këtij manuali do të shpjegojnë secilin kapitull në detaje si një mënyrë informimi për shoqërinë civile në Shqipëri.






