Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për caktimin e datës për hapjen e negociatave të Shqipërisë më BE, më 29 qershor 2019.

Rama publikon në ‘Facebook’ videon e Këshillit Europian me mesazhin përgëzues për shqiptarët, ndërsa shkruan se esadistët e rinj të Shqipërisë hedhin gurët e akuzave të tyre vulgare kundër qeverisë.

Duke uruar një ditë të bukur, kreu i qeverisë ju lutet qytetarëve që të mos ua harrojnë opozitarëve këtë shfaqje brutaliteti kundër qëllimit të përbashkët.

“MIRËMËNGJES! Mbrëmë, në të njëjtat orë që Këshilli Europian postonte këtë kartolinë përgëzimi për të gjithë shqiptarët, pas dakordësisë aspak të lehtë për datën e çeljes së negociatave me Shqipërinë,

esadistët e rinj të Shqipërisë hidhnin gurët e akuzave të tyre vulgare kundër qeverisë si fajtore për një dështim imagjinar në Europë!

Me lutjen që të mos u’a harroni këto shfaqje të pafundme brutaliteti kundër qëllimit tonë të përbashkët dhe vetë Shqipërisë, ju uroj një ditë të bukur.”

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155913804076523/

 

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakI OFRON RYSHFET PUNONJËSIT TË POLICISË, ARRESTOHET 25-VJEÇARI
Artikulli tjetërZBARDHET PASURIA E PLOTË E ARTA MARKUT, ÇFARË KA DEKLARUAR KRYEPROKURORJA QË NGA VITI 2004