
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se të martën, në 14 korrik, do të zhvillohet Konferenca e 9-ë Ndërqeveritare Shqipëri-BE.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka shkruar se në mbledhjen që do të mbahet në Bruksel, në Këshillin e BE-së, do të mbyllen 3 kapitujt e parë të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë.
Më tej kryeministri ironizoi deklaratat e opozitës për bllokim të negociatave, duke shkruar se puna e tyre janë llafet, ndërsa ‘fjala e Qeverisë është puna’.
Reagimi i Ramës:
SHQIPËRIA NUK NDALET
Thanë negociatat u bllokuan;
thanë Samiti i NATOS u anullua;
thanë qeveria u rrëzua;
thanë ç’nuk thanë e gjë pa thënë s’do lenë, sepse puna e tyre janë llafet ndërsa FJALA JONË ËSHTË PUNA






