Autoriteti i Mediave Audiovizive ka mbështetur një kërkim për etikën në përdorimin e inteligjencës artificiale në televizione. Ky studim u prezantua për studentëve të gazetarisë në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” nga Sami Nezaj, gazetar dhe drejtor i Qendrës për Transparencë dhe Informim të Lirë”. Neza tregoi se cilat janë rreziqet e Inteligjencës Artificiale që rendisin zërat kritik.
Ndërkohë të shumtë janë edhe ata që veçojnë anët pozitive të përdorimit të Inteligjencës Artificiale.
Gjatë këtij takimi me studentët e gazetarisë, Neza u shpreh se tashmë thuajse të gjitha mediat në vend janë duke përdorur në mënyrë intensive Inteligjencën Artificiale në punën e përditshme.