Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” po mendon që të hapë shumë shpejt një program studimi për inteligjencën artificiale duke u bërë i pari universitet publik në vend që ndërmerr këtë hap. Për të diskutuar mundësinë e hapjes së ktij programi rektori i universitetit të Shkodrës Tonin Gjuraj zhvilloi një takim me profesor Petraq Papajorgji i cili e vlerëson si një hap të rëndësishëm këtë nismë.

Sa i përket zhvillimit dhe futjes së inteligjencës artificiale, profesor Papajorgji thotë se Shqipëria është shumë larg me shtetet e tjera të botës.

Siguria kombëtare është e rrezikuar thotë eksperti Papajorgji dhe përfshirja e Inteligjecës Artificiale për mbrojtjen e institucioneve nga sulmet e vendeve armike është një dosmosdoshmëri.

Një problem që mbetet për t’u zgjidhur është edhe kostoja e lartë që kërkon eksperimentimi në universitete apo institucione për përfshirjen e inteligjencës artificiale.
Në një kohë kur shumë shtete të botës po zhvillohen maksimalisht, Shqipëria ende nuk ka bërë përpjekje për ta përfshirë inteligjencën artificiale në universitete apo institucione.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakMINISTRI I MBROJTJES NË LEZHË
Artikulli tjetërPOLICIA E SHTETIT THIRRJE PËR TË APLIKUAR PËR TITULLARËT E 48 KOMISARIATEVE, JA KRITERET