Punëtorë dhe mjete të renda kane intensifikuar punen për mbylljen e argjinaturës së Vainit, e cila është çarë sërish në zonën e Tales në Lezhë. Përveç kompanive private, në operacion janë përfshirë edhe forcat e ushtrisë, që po hedhin sasi inertesh për të mbushur pjesën e dëmtuar të argjinaturës.

Ndërkohë, për shkak të çarjes, prurje të konsiderueshme uji janë duke depërtuar në kanalin Spiten–Hidrovor. Si pasojë, disa sipërfaqe tokash bujqësore në zonat e Treshit dhe Spitenit janë përmbytur, por pa rrezikuar zonat e banuara.

Situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme nga strukturat e mbrojtjes civile, të cilat po vlerësojnë çdo ndryshim në terren për të garantuar ndërhyrje të shpejtë dhe sa më efikase.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakTRUMP DHE NETANYAHU ZHVILLOJNË NJË BISEDË TELEFONIKE
Artikulli tjetërME 6 DHJETOR NDIZEN DRITAT E FESTAVE NË SHKODËR, KRYEBASHKIAKU BECI: FESTAT PO AFROJNË… BËHEMI GATI!