Skuadrat, 32 të tilla, e Champions League do të kompletohen me sfidat e ‘’play-off’’ që do të luhen ditën e nesërme dhe të pasnesërme ndërsa shorti për fazën e grupeve do të hidhet ditën e enjte në orën 18:00.

Në vazon e parë janë vendosur skuadra kampione të gjitha kampionateve duke filluar nga emra si Atletiko Madrid, Bajern Mynih, Çelsi (kampione në fuqi), Inter, Mançester Siti, Lile, Sporting Lisbone dhe Vijareal (kampione e Ligës së Europës).

Në vazon e dytë do të jetë Juvja e cila dhe pse doli në vendin e katërt në Serinë A ka koeficient të lartë për shkak të paraqitjeve në Europë. Vetëm vazoja e katërt për Milanin që rikthehet në Champions pas 7 vitesh mungesë. Vazon 3 dhe 4 nuk janë plotësuar ende pasi duhet të presim dhe mbarimin e fazës ”Play-off” për tu kompletuar.

VAZO 1: Atletiko Madrid, Bajern Mynih, Çelsi, Inter, Lile, Mançester Siti, Sporting Lisbon, Vijareal

VAZO 2: Barcelona, Borusia Dortmund, Juventus, Liverpul, Mançester Junajtid, PSG, Real Madrid, Sevija

VAZO 3: Ajaks, Atalanta, Lajpcig, Porto, Zenit Shën Petersburg

VAZO 4: Beshiktash, Klub Bryzh, Dinamo Kiev, Milan, Volfsburg