
Rreth 4 mije persona kane realizuar analizat e Check Up ne njesine Rrethina. Mjekja Edona Tafa tregon se targeti eshte kryer ne masen mbi 100% duke patur keshtu nje mbulim te madh te popullsise dhe duke ofruar keshtu monitorim te vazhdueshem, kryesisht te personave te semure kronik.
Mjekja Tafa tregon se permes analizave te pergjithshme jane zbuluar shume raste me diabet.
Gjate vitit 2024 jane kryer me shume se 3600 analiza Check Up, ku mjeket kane patur mundesi te monitorojne edhe pacientet e smure kronike, por edhe te zbulojne shfaqjen e smundjeve tek paciente te tjere.