
Interesi për të vizituar Shkodrën dhe pikat turistike të saj vijon të jetë i lartë. Çdo ditë vërehet se në rrugët e qytetit janë prezentë turistë të huaj që njihen me historinë, kulturën dhe bukuritë natyrore të rajonit të Shkodrës. Sipas zyrës së informimit që bashkia Shkodër ka në qendër të qytetit, frekuentimi ka nisur që në muajin prill.
Më së shumti turistët kërkojnë të marrin informacion për qytetin.
Bashkia Shkodër ofron zyrë informimi edhe në zonën e Thethit, ndërsa Administrata e Zonave të Mbrojtura ofron një të tillë në Velipojë.






