Teksa regjistrimet kanë nisur prej gati një muaj, interesi për arsimin profesional në Lezhë është i konsiderueshem edhe për vitin e ri shkollor që do të nisë në shtator.Konfirmimi ka ardhur nga Drejtori i Shkollës Profesionale “Kolin Gjoka”, sipas të cilit janë shumë arsye që nxënësit që kanë përfundurar klasat e nënta po zgjedhin profesionin.
Shkolla profesionale “Kolin Gjoka” në Lezhë ofron pesë drejtime studimi të kërkuara dhe të përshtatura me nevojat e tregut të punës, Hoteleri-Turizëm, Teknologji Informacioni dhe Komunikimi, Ekonomi-Biznes, Shërbim Social Shëndetësor dhe Teknologji Ushqimore.Regjistrimet per vitin e ri shkollor do të jenë të hapura deri në fund të muajit shtator, ndërsa për nxënësit me distancë mbi 5 km ju paguhet transporti si dhe disa ketegori perfitojnë bursa.Po ashtu në shërbim të shkollës është dhe konvikti me kushte bashkohore.

Artikulli paraprakCERTIFIKATË PËR SHËRBIME TË DALLUARA KLAJDI MUSTAJ
Artikulli tjetërDETAJE MBI PROJEKTIN MILOT-BALLDRE